75 Mall Live Search
15:27 / E Martë, 06 Maj 2025 / L K

Vjen përgjigja e parë nga Vetëvendosje për ofertën e Abdixhikut: Është propozim jokushtetues

Lumir Abdixhiku ka marrë një përgjigje fillestare nga Vetëvendosje për idenë e formimit të Qeverisë Nacionale të Tranzicionit.

Zëvëndësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu e ka quajtur si jokushtetuese propozimin e Abdixhikut.

“Është jokushtetuese të propozosh nga pozicioni i tretë qeveri tranzicionale! Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjeter” shkruan Sallahu në reagim./Indeksonline/