75 Mall Live Search
20:08 / E Martë, 06 Maj 2025 / Burim

Propozimin e Abdixhikut për qeveri në tranzicion, Emilija Rexhepi e quan qasje ‘shoveniste’

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal sot me një propozim që vendi të këtë një qeveri në tranzicion.

Ndaj këtij propozim ka reaguar zëvendëskryeministrja në detyrë nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi.

Ajo i ka quajtur të turpshme dhe të rrezikshme deklaratat e Abdixhukut, pasi sipas saj, komunitet jo-shumicë injorohen dhe eliminohen nga dialogu politik.

“Një qasje e tillë është shoviniste, politikisht regresive dhe thellësisht e dëmshme për vizionin e një Kosove moderne dhe multietnike. Si zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të drejtat e njeriut dhe për çështjet e komuniteteve jo-shumicë, por para së gjithash si boshnjakja më e votuar në zgjedhjet e fundit, duhet ta them qartë dhe me zë të lartë: Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë shtet i rezervuar vetëm për një grup etnik. Ajo i përket çdo qytetari të saj – qoftë ai shqiptar, boshnjak, turk, rom, serb, ashkali, egjiptian, goran apo kushdo tjetër që jeton dhe ndërton këtë vend“, ka shkruar Rexhepi.

Duke i vazhduar kritikat ndaj Abdixhikut, Rexhepi ka theksuar se një qasje e tillë është zhgënjyese.

“Një deklaratë e tillë është fyerje për të gjithë ne që e konsiderojmë Republikën e Kosovës si shtetin tonë dhe që punojmë ditë e natë për demokratizimin dhe rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Rexhepi.

Ajo është zotua se nuk do të heshtet përballë, siç tha ajo tentimeve për të heshtur barazinë. /Indeksonline/