India godet Pakistanin me raketa

Forcat indiane kanë sulmuar Pakistanin me raketa në tre lokacione, tha zëdhënësi ushtarak i Pakistanit, i cituar nga televizioni shtetëror i vendit.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ka gjithashtu raportime për granatime intensive dhe shpërthime të forta në zonat kufitare të shtetit të Kashmirit të administruar nga Pakistani.
Pas shpërthimeve, energjia elektrike u ndërpre në Muzaffarabad, kryeqytetin e Kashmirit pakistanez, thanë dëshmitarët. Nuk ishte menjëherë e qartë se për çfarë ishin shpërthimet, transmeton Klankosova.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar.
India akuzon Pakistanin për mbështetjen e terrorizmit ndërkufitar – një akuzë që Islamabadi e mohon kategorikisht,