75 Mall Live Search
23:44 / E Martë, 06 Maj 2025 / Burim

Pakistani raporton për tre të vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmet ajrore të Indisë

Ushtria pakistaneze ka thënë se së paku tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ajrore të Indisë në territorin pakistanez, raporton CNN.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, në mesin e të vrarëve është edhe një fëmijë.

Ai tha se dy civilë u vranë në zonën Kotli, një fëmijë u vra në Ahmedpur East, në Pakistanin jugor, si dhe 12 persona të tjerë janë plagosur, përcjell Reporteri.

Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet sulmit ushtarak.

India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

“Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.