75 Mall Live Search
09:23 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / MSH

Ushtarët e FSK-së realizojnë me sukses një patrullë luftarake

Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore ka realizuar patrullën luftarake që përfshiu 9 skuadra organike të Kompanisë së Këmbësorisë.

Patrulla u realizua në një distancë 28-kilometërshe, duke përfshirë shtatë stacione të ndryshme.

Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja, shkruan IndeksOnline.

May be an image of 5 people

“Gjatë patrullës, secila skuadër ka kaluar përmes stacioneve duke kryer detyra të ndryshme, përfshirë brifimin e URDHOP, trajtimin taktik mjekësor në fushëbetejë (TCCC), MKAB, njohjen e aseteve të armikut, sulmin me skuadër, trajtimin e robërve të luftës (C-PERS), kryerjen e rikonicionit, reagimin ndaj dronëve, si dhe bartjen e viktimës” thuhet në njoftim.

FSK-ja pohon se po i rrit kapacitetet luftarake me standardet më të larta të vendeve partnere.

Kjo po bëhez me qëllim të përmbushjes së misionit të saj mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe sigurimin e paqes në vend dhe rajon.

May be an image of 3 people and goose