75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / H F

Sveçla: Absolutisht nuk pajtohem me qeveri të transicionit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se absolutisht nuk pajtohet me propozimin për një qeveri të transicionit.

Sveçla deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive të kuvendit.  

Reagimi i  tij vjen një ditë pas propozimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri të transicionit të të gjitha partive politike shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit.