Tentativa e 12-të: Nis seanca konstituive e kuvendit

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila përfaqëson përpjekjen e 12-të për konstituimin e tij dhe të tetën për zgjedhjen e kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiu.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse do të arrihet tejkalimi i ngërçit që ka bllokuar procesin, veçanërisht në lidhje me votimin e kandidates për kryetare të Kuvendit.
Seanca udhëhiqet nga deputeti Avni Dehari.
Gjatë seancës së kaluar, përballë disa dështimeve të njëpasnjëshme, Lëvizja Vetëvendosje, përmes Deharit si kryesues, kishte propozuar një ndryshim në mënyrën e votimit – përpjekje që nuk pati sukses.