Luana Vjollca mahnit pa filtra me koleksionin e ri “LULU”

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca ka bërë një postim në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
E veshur me rroba të koleksionit të saj të ri “LULU”, Luana shfaqet më natyrale se kurrë, duke theksuar se videoja është pa filtra dhe pa redaktime, shkruan Indeksonline.
“Nuk ka filtra, nuk ka editime – vetëm unë dhe koleksioni im i ri LULU,” shkroi ajo.
Postimi është bërë viral dhe ka marrë mijëra reagime pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar pamjen e saj natyrale dhe stilin elegant./Indeksonline/
