75 Mall Live Search
23:19 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / Z S

Sherri mes militantëve të PD-së në Elbasan

Një përplasje fizike ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”.

Në pamjet e siguruara, duken disa persona teksa përplasen me grushte dhe shkelma me njëri-tjetrin ndërsa nuk dihet shkaku i saktë i sherrit mes tyre, raporton Euronewsalbania.

Kujtojmë se PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore mbajtën këtë të mërkurë në Elbasan takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.