75 Mall Live Search
08:28 / E Enjte, 08 Maj 2025 / AR

Fituesi i çmimit “Oscar” lirohet nga akuzat për përdhunim

Regjisori kanadez dhe fituesi i çmimit “Oscar”, Paul Haggis, është liruar nga akuzat për përdhunim që nga viti 2022, raporton ANSA.

Në qershor të vitit 2022, Haggis u akuzua nga një grua 30-vjeçare britanike se e kishte përdhunuar në një hotel tri ditë para fillimit të Festivalit të Filmit në Ostuni, transmeton Indeksonline.

Regjisori më pas kaloi dy javë në arrest shtëpiak.

“Për Haggis-in, ky është fundi i një makthi që i dha fund padrejtë karrierës së një gjeniu filmi, fituesi të çmimit “Oscar”, regjisori dhe skenaristi, i cili njihet në të gjithë botën”, tha mbrojtja e tij pas vendimit në Puglia./Indeksonline/