75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 08 Maj 2025 / AR

Kylie me të dashurin debutuan në tapetin e kuq, duket joshëse

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet kanë debutuar në tapetin e kuq, teksa morën pjesë në ceremoninë e 70-të të David di Donatello-s në Romë të mërkurën.

Pasi aktori mungoi në “Met Gala” të hënën në mbrëmje, çifti më në fund bëri një paraqitje zyrtare së bashku në eventin italian të ndarjes së çmimeve, transmeton Indeksonline.

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet më në fund kanë bërë debutimin e tyre në tapetin e kuq, teksa morën pjesë në një foto-thirrje për ceremoninë e 70-të të David di Donatello në Romë të mërkurën.

Kylie tregoi linjat mahnitëse me një fustan të zi, ndërsa pozoi krah Timothee-t në tapetin e kuq.

Çifti, i cili u bashkua në fillim të vitit 2023, u shfaqën të dashuruar, ndërsa ecën dorë për dore drejt ndarjes së çmimeve së bashku./Indeksonline/

Pasi aktori mungoi dukshëm në Met Gala të hënën në mbrëmje, çifti më në fund u shfaq zyrtarisht së bashku në eventin italian të ndarjes së çmimeve.