75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 08 Maj 2025 / MSH

KQZ-ja sot shqyrton pezullimin e një partie

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, ku në rend të ditës janë dy pika kryesore: rekomandimi për pezullimin e një partie dhe regjistrimin e një tjetre.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 13:30, raporton IndeksOnline.

Sipas pikave me radhë, KQZ-ja fillimisht do të shqyrtojë dhe miratojë procesverbalin e mbledhjes, për të vijuar me rekomandimin e regjistrimit të partisë politike “Kosovski Savez”.

Më pas do të vijohet me rekomandimin për pezullimin e partisë politike “Kosova Adalet Turk Partisi”.

Akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar në pezullim të kësaj partie./IndeksOnline/