Kërkohej me urdhërarrest gjykate, kapet në Fushë- Kosovë një 20-vjeçar i dënuar për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar të shpallur në kërkim nga gjykata, në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë.
I dyshuari, me inicialet RR.K., ishte dënuar me një vit burgim për veprën penale të grabitjes, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë verifikimit në sistem është konfirmuar se i riu po fshihej për të shmangur vuajtjen e dënimit. Pas arrestimit, ai është dërguar menjëherë në burg për të vuajtur dënimin e shqiptuar.
Ngjarja është konfirmuar nga policia dhe është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente./IndeksOnline/