75 Mall Live Search
11:55 / E Enjte, 08 Maj 2025 / G T

Skuadra e tij e mposhti Al Nassr-in, Mario Mitaj tallet me Cristiano Ronaldon

Skuadra e Al Nassr mbrëmë pësoi humbje ndaj Al Ittihadit në shtëpi, në javën e 30-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj pas ndeshjes është tallur me Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline

Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale së bashku me bashkëlotjarin e tij, duke shkruar “SIUUU”, shprehja e famshme e yllit portugez.

Al Nassr është në pozitën e katërt në ligë, dhe pothuajse e dorëzuar për titullin kampion.

Al Ittihadi i Karim Benzemas dhe N’Golo Kantes këtë sezon janë pretendenti kryesor për të fituar titullin në ligë./Indeksonline/

May be an image of 1 person, playing soccer and text