75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 08 Maj 2025 / G T

Përmirësohet gjendja e Oltion Bilallit

Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Indeksonline mëson se futbollistit ia kanë hequr të gjithë aparaturat dhe tashmë ka filluar të ketë vetëdije dhe të flasë.

Bilalli u lëndua ditë më parë në ndeshjen ndaj Malishevës, ku u godit padashje nga portieri Ilir Avdyli pas duelit në ajër.

Ai ishte në spital gjatë këtyre ditëve në gjendje kome, por tashmë shëndeti i tij është përmirësuar dukshëm./Indeksonline/