75 Mall Live Search
12:43 / E Enjte, 08 Maj 2025 / AR

J.Lo flet për divorcin nga Ben Afflecku: Bëra të gjitha terapitë, meditova dhe u luta

Lajmi se Lopez dhe Affleck po divorcoheshin bëri bujë në gusht të vitit të kaluar, dy vjet pas dasmës së tyre.

Tema e divorcit nuk është kurrë e lehtë, por është e rëndësishme t’ua bëjmë të ditur lajmin, veçanërisht fëmijëve, në një mënyrë të menduar mirë, transmeton Indeksonline.

Lopez e renditi 26 prillin 2024 si datën e divorcit të tyre, por si ajo ashtu edhe Affleckut i kanë mbajtur detajet e marrëdhënies së tyre larg syrit të publikut në muajt e fundit. Jennifer paraqiti kërkesë për divorc në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angeles.

Ndërkohë, të dy kanë dhënë disa intervista dhe divorci, sigurisht, ishte tema kryesore. Në një intervistë të kohës së fundit, Lopez tregoi se si e dha lajmin e divorcit me Emmën dhe Maxin, të cilët i kishte nga lidhja e mëparshme me Marc Anthony-n.

Ajo i tha El País: “Pata një vit vërtet të vështirë. Ndodhën gjëra të papritura. Lexova shumë libra dhe punova shumë për ta njohur veten. Meditova, u luta shumë. Doja të përmirësoja marrëdhënien time me Zotin dhe të lidhja fort njësinë familjare që përbëhet nga unë dhe fëmijët e mi, binjakët e mi”./Indeksonline/