75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 08 Maj 2025 / mp

Arrestohet një 26-vjeçar, ishte i dënuar me 5 vjet burgim për dhunim

Policia e rajonit të Prishtinës, ka njoftuar se e ka arrestuar një A.O,mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vjet) për veprën dhunim.

“Policia po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një nga këto operacione u  realizua nga zyrtarët policorë të stacionit – Veriu në Prishtinë, të  cilët arritën  të arrestonin personin e kërkuar:

-A.O,mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vjet) për veprën dhunim”, thuhet në njoftim.