75 Mall Live Search
15:44 / E Enjte, 08 Maj 2025 / S Z

Eskalon situata në Kijevë të Malishevës, sulmohet me shkop një shofer në komunikacion (video)

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur sot në Kijevë të Malishevës. Një person e ka sulmuar me shkop shoferin,  teksa po qëndronte brenda veturës së tij.

Nga pamjet të cilat i posedon “Indeksonline”, shihet personi me shkop teksa godet me forcë veturën, brenda së cilës gjendej shoferi, i cili siç dukej ishte cak sulmi.

E rreth veturës shihen dy femra të cilat bënin përpjekje ta pengonin personin, i cili nuk ndalonte teksa e godiste veturën me shkop.

Ndërkaq nuk dihet arsyeja që ka çuar deri tek kjo përleshje.