75 Mall Live Search
18:48 / E Enjte, 08 Maj 2025 / H F

Papa i ri – Çka ndodh pas tymit të bardhë?

Kardinalët tani ka zgjedhur një Papë të ri dhe gjërat pritet të ecin mjaft shpejt.

Papa i ri normalisht do të shfaqet në ballkonin me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit në orën e ardhshme, transmeton Klankosova.tv.

Ai tani po dërgohet në një dhomë të vogël pranë Kapelës Sistine, ku do të veshë rrobat e bardha papale.

Kardinali i lartë së shpejti do të konfirmojë vendimin me fjalët “Habemus Papam” – latinisht për “ne kemi një Papë” – dhe do ta prezantojë pontifin e ri me emrin e tij të zgjedhur papal.