75 Mall Live Search
19:15 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Z S

Begaj takon Koordinatoren Speciale të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri

Në Shqipëri të dielën me 11 maj pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare.

E lidhur me këtë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka takuar Koordinatoren Speciale të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se prestigji dhe besueshmëria e misioneve vëzhguese ndërkombëtare për zgjedhjet, sipas tij, japin siguri për një proces transparent dhe me standarde.

“Prita sot Koordinatoren Speciale të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, znj. Farah Karimi. Prestigji dhe besueshmëria e misioneve vëzhguese ndërkombëtare për zgjedhjet japin siguri për një proces transparent dhe me standarde”, ka shkruar Begaj./Indeksonline/