75 Mall Live Search
20:13 / E Enjte, 08 Maj 2025 / H F

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Papa Leo XIV pas zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë, duke e cilësuar zgjedhjen e tij si të një rëndësie të veçantë për kohën në të cilën jetojmë.

Me anë të një postimi në platformën X, Osmani shprehet se në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe mëshirë, zëri i tij do të ketë peshë të madhe.

“Papniteti i tij le të shënohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe angazhimi i thellë ndaj dinjitetit të të gjithë njerëzimit”, shkroi më tej e para e shtetit të Kosovës në urimin e saj.