75 Mall Live Search
22:52 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Gj. Sh

Finale angleze në Europa League, Manchester United përballë Tottenhamit

Finalja e këtij sezoni në Europa League do të zhvillohet mes dy skuadrave angleze.

Manchester United do të ketë punë me Tottenhamin, ndeshje kjo e cila zhvillohet me 21 maj, në stadiumin ”San Mames” në Bilbao, shkruan IndeksOnline.

“Djajtë e kuq” preken finalen, pasi e mposhtën Atletiko Bilbaon në dy ndeshjet gjysëmfinale, me rezultat të përgjithshëm 7-1.

United sonte para tifozëve vendas në ”Old Trafford” shënoi fitore me rezultat 4-1.

Bilbao ishte e para e cila kaloi në epërsi, me golin e Mikel Jauregizar, në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë skuadra e Ruben Amorim arriti të shënonte katër gola.

Mason Mount realizoi dy gola, dhe nga një Casemiro e Rasmus Hojlund.

Në anën tjetër, Tottenham kaloi në finale, duke e eliminuar skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt, me rezultat të përgjithshëm, 5-1.

Tottenham sonte shënoi fitore në udhëtim, me rezultat 0-2.

Domenic Solanke dhe Pedro Porro ishin golashenues në këtë ndeshje./IndeksOnline/