Lushaku:VV s’ka lënë hapësirë për partneritet, diskursi i saj jo normal për një parti

Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku para vazhdimit të senacës ka thënë se LDK ka qendrim të njëjtë . Ndërsa ka thënë se është e pakuptimt që LVV spo mund ta formojë shumicen. Ndërsa e gjithë këtë e shpjegon me sjelljen e VV-së gjatë kater viteve të kaluara,
“Ldk ka qendimin e njëjtë. Ka dhënë sygjerim si do të mund të dilnim nga ngërçi politik. Është e pakuptueshem qysh një parti s’po mund ta formojë shumicen. Kjo jep shpjegim, se kjo parti për katër vite të kaluara ka dhënë shembull të keq bashkëpunimi, s’ka lënë hapësirë për partneritet. Diskursi që është përdour ka qenë jo normal. Andaj duhet të marrë mësim njëherë e përgjithmon. Ne i përgjigjemi të gjitha ftesave institucionale, për t’i ndihmuar zhbllokimit të situatës”, tha Lushaku..