75 Mall Live Search
17:26 / E Premte, 09 Maj 2025 / FR

Festim Isufi kishte suksese ndërkombëtare si stilist, preku edhe “Javën e Modës në Paris”

Dizajneri i njohur në vend, Festim Isufi, gjatë ditës së sotme i ka dhënë fund jetës së tij duke e qëlluar veten e tij me thikë.

Isufi, dyshohet se fillimish ka therur me thikë të dashuren e tij Rina Maloku, dhe më pasë vetën, shkruan IndeksOnline.

Festim Isufi në vitin 2020 ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

Kjo ndodhi në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre stilistët me të famshëm botëror.

Koleksioni i tij solli ngjyra të qiellit, kryesisht të lehta, modele fustanesh mbrëmjeje apo t përditshsme.

Kujtojmë se sfilata e veshjeve të tij u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.

Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishte edhe Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi./IndeksOnline/