75 Mall Live Search
20:27 / E Premte, 09 Maj 2025 / MSH

Sali Berisha fton emigrantët të votojnë në Shqipëri

Vetëm pak orë përpara mbylljes së fushatës elektorale, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në Bulevardin e ri, në atë që e cilësoi si festën e fitores.

“Njëra fushata me detyrim e narkoshtetit dhe tjetra fushata e qytetarëve të lirë të vendosur për të përzënë narkoshtetin. Sonte, kësaj fushate fantastike, që u zhvillua për një muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e saj, në ballin e Shqipërisë”, tha Berisha.

Një apel adresoi edhe ndaj emigrantëve, të cilët i ftoi të vijnë në atdhe për ta shprehur vullnetin e tyre në këto zgjedhje, pas parregullsive që tha se ka shoqëruar procesin e votimit të diasporës.

“Cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij.11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar”, tha Berisha.

Teksa shqiptarët i ftoi të votojnë të lirë, Kryeministrin e paralajmëroi se janë mbledhur provat që faktojnë blerjen e votave./TVKlan/