75 Mall Live Search
09:58 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / FR

Aksident mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:15 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në segmentin rrugor në Shupkovic.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku bëri të ditur se 3 persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në  rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në  Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveq dëmeve materiale  ĺëndime ka pësuar tre persona.”, tha Zahiti./Indeksonline/