Olta ëndërron të ketë një vajzë: Unë jam gati, por…

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka treguar ëndrrën e saj.
Bukuroshja realizoi një pyetësor me ndjekësit në Instagram, të cilët mes të tjerash e pyeten edhe përse nuk bën edhe një fëmijë, shkruan IndeksOnline.
Me ndjekësit e saj, Olta tha se dëshiron të ketë një vajzë, por se nuk e ka garancinë që foshnja bëhet vajzë.
“Ne duam patjetër një motër dhe unë jam gati ta nis, por kush më siguron mua që bëj gocë? Më jepni formulën” shkroi Olta.
Olta ka dy djem nga martesa e saj me partnerin, Dorin./IndeksOnline/
