75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 11 Maj 2025 / Z S

Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha, në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen  e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, raporton TCH.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Indeksonline/