75 Mall Live Search
19:08 / E Diele, 11 Maj 2025 / G T

Ankohet Ancelotti: Na munguan pesë mbrojtës

Skuadra e Real Madridit pësoi humbje 4:3 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për La Liga dhe tashmë mund të themi se i kanë humbur gjasat për titull.

Trajneri i klubit madrilen, Carlo Ancelotti pas ndeshjes tha se skuadra e tij kishte mungesa të mëdha, shkruan Indeksonline

Italiani filloi të ankohej te gazetarët e pranishëm në konferencë, duke thënë se skuadra e tij kishte shumë mungesa.

‘Mos të harrojmë, kemi pasur pesë mungesa në mbrojtje sot’, u shpreh Ancelotti

Kujtojmë që Barcelona tashmë është shtatë pikë para Real Madridit në tabelën e La Ligas./Indeksonline/