75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 12 Maj 2025 / Z S

Rizvanolli: Pas më shumë se katër dekadash ka filluar modernizimi i njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavnolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se për herë të parë që nga ndërtimi i termocentralit “Kosova B”, pas më shumë se katër dekadash, ka filluar modernizimi i njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese.

Më tej ajo është shprehur se me investim prej 56.5 milionë eurosh, të financuar tërësisht nga KEK-u, pa kredi, pa borxh, po ndërmerret një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe përgjegjësisë publike.

Rizvanolli është shprehur se vetëm gjatë vitit 2025 pritet një rritje prej +15 MW në kapacitetin prodhues./Indeksonline/