Festivali i Filmit në Kanë shtrëngon rregullat, ja çfarë ndalohet sivjet

Para hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë, organizatorët kanë vendosur të shtrëngojnë rregullat në lidhje me veshjen në tapetin e kuq, shkruan Daily Mail.
Festivali fillon këtë të premte dhe rregullat e reja diktojnë që zonjat do të duhet t’i zgjedhin veshjet e tyre festive me më shumë kujdes, transmeton Indeksonline.
Vitet e fundit, disa pjesëmarrës kanë tërhequr vëmendje të madhe duke zgjedhur të ashtuquajturat fustane “të zhveshura”.
Për të siguruar më shumë “mirësjellje”, organizatorët vendosën të ndalojnë veshje të tilla sivjet.
“Lakuriqësia është e ndaluar në tapetin e kuq, si edhe në zonat e tjera ku mbahet festivali”, thuhet në vendimin zyrtar, të raportuar nga mediat e huaja.
Gjithashtu u theksua se hyrja në festival do t’u mohohet kujtdo që nuk u përmbahet rregullave të mësipërme./Indeksonline/
