Asfaltohet rruga që e lidh Deçanin me Gjakovën

Bashkim Ramosaj ka njoftuar asfaltimin e rrugës që e lidh Deçanin me Gjakovën.
“Edhe projekti për asfaltimin e rrugës që lidh Deçanin me Gjakovën u përfundua sot, duke sjellë lehtësi në qarkullimin e qytetarëve në këtë zonë.
Qoftë rrugë e mbarë për të gjithë” shkruan Ramosaj në njoftim./Indeksonline/