75 Mall Live Search
16:46 / E Hënë, 12 Maj 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Carlo Ancelotti emërohet trajner i ri i Brazilit

Përfaqësuesja legjendare e Brazilit do të drejtohet nga një prej emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

Carlo Ancelotti, trajneri më fitimtar në historinë e këtij sporti, është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i “Seleçaos”.

Lajmi u konfirmua këtë të hënë nga presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, i cili e cilësoi Ancelottin si pjesë të një strategjie për të rikthyer Brazilin në majat e futbollit botëror, shkruan IndeksOnline.

“Emërimi i Ancelottit është një deklaratë e qartë se synimi ynë është rikthimi në lavdi. Ai është trajneri më i madh në histori dhe tani do të udhëheqë kombëtaren më të madhe në botë,” deklaroi Rodrigues.

Ancelotti pritet të debutojë në stolin e Brazilit në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Ekuadorit dhe Paraguajit, muajin e ardhshëm. Ai do të jetë në krye të ekipit deri në përfundimin e Botërorit 2026.