Orav pas takimit me Kurtin: Gjendja aktuale nuk i sjell dobi askujt

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it zhvilluan sot një takim me Kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, në një moment kyç për të ardhmen politike dhe integrimin evropian të vendit.
Në këtë takim, ambasadorët theksuan rëndësinë e krijimit të një qeverie stabile dhe funksionale, duke shprehur shqetësim për situatën aktuale politike.
Pas takimit, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav përmes një postimi në ”X”, ka thënë se status quo nuk i sjell dobi askujt.
“Përparimi në rrugën drejt integrimit evropian kërkon institucione që funksionojnë me përgjegjësi dhe stabilitet. Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt,” ka shkruar ai. /IndeksOnline
Today, QUINT Ambassadors met the outgoing Prime Minister Kurti.
— Aivo Orav (@AivoOrav) May 12, 2025
For progress in European integration of Kosovo, a stable and functional government is needed. The current status quo benefits no one.