Aksident trafiku te “rrethi i madh” në Prishtinë, shkaktohen kolona

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht tek “rrethi i madh”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Raportohet se në këtë aksident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ky aksident ka shkaktuar kolona të mëdha në hyrje të rrethit./IndeksOnline/