75 Mall Live Search
18:12 / E Hënë, 12 Maj 2025 / FR

Përdorimi i marihuanës gjatë shtatzënisë, jashtëzakonisht i rrezikshëm për fetusin

Përdorimi i marihuanës gjatë shtatzënisë lidhet me zhvillimin e dobët të fetusit, peshën e ulët të foshnjës në lindje, lindjet e rrezikshme të hershme dhe madje edhe vdekjen, sipas një meta-analize të re hulumtuese

“Zbulimi më i habitshëm është rritja e rrezikut të vdekshmërisë perinatale – vdekja ose gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas shtatzënisë,” tha obstetri dhe autori kryesor i studimit, mjeku Jamie Lo, një profesor i asociuar i obstetrikës, gjinekologjisë dhe urologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës Oregon në Portland.

“Puna e mëparshme që kemi bërë tregon se përdorimi prenatal i kanabisit ndikon në funksionin dhe zhvillimin e mushkërive të fetusit, duke reduktuar vëllimin e mushkërive të foshnjës,” tha Lo.

“Ne kemi zbuluar gjithashtu se ka një ulje të konsiderueshme të rrjedhjes së gjakut dhe disponueshmërisë së oksigjenit në placentë. Këto janë mekanizmat e mundshëm themelorë që drejtojnë disa nga gjetjet tona”.