75 Mall Live Search
22:46 / E Hënë, 12 Maj 2025 / Burim

A do ta njoh PD-ja rezultatin e zgjedhjeve, Flamur Noka: JO

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të djeshme.

“Jo”, u përgjigj ai shkurt dhe i bindur, në Top Channel.

Tutje, Noka vazhdoi: “Ne keto zgjedhje nuk mund t’i njohim”, duke përmendur, sipas tij, parregullsitë që i evidentuan në procesin e djeshëm zgjedhor, përfshirë edhe ato në procesin e votave nga Diaspora.