75 Mall Live Search
08:13 / E Martë, 13 Maj 2025 / AR

OVL i UÇK-së sot mban konferencë një shtypi

OVL i UÇK-së ka njoftuar se sot më 13 maj do të mbajë një konferencë shtypi.

Konferenca nis në orën 12:00 në hotelin “Emerald”.

“Në një kohë kur zërat kundër vlerave të luftës po shtohen, ju ftojmë të mos u jepet hapësirë interpretuesve të historisë sonë, por të jeni aty ku thuhet e vërteta, aty ku flasin përfaqësuesit legjitimë të asaj që kemi kaluar si popull”, shkruhet në një njoftim për shtyp të OVL të UÇK-së.

OVL i UÇK-së ka reaguar dje për vizitën e kryetares së trupit gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë.

Ata vlerësuan se ardhja e saj në Kosovë është një fyerje e rëndë ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit.