PS 19 mandate në Tiranë, PD-ja “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Tiranës është drejt përfundimit, ku deri më tani janë numëruar 1121 nga 1282 qendra votimi, ose 87% e totalit. Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban vendin e parë me 177,831 vota, që përfaqësojnë 47.62% të votave të vlefshme.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 132,003 vota, që përbëjnë 35.35%.
Partia Mundësia, një ndër surprizat e këtyre zgjedhjeve në Tiranë, mban vendin e tretë me 18,463 vota (4.94%) dhe është aktualisht në garë të ngushtë për një mandat shtesë me PD-në, raporton Euronewsalbania.
Deri në këtë fazë të numërimit, ndarja e 36 mandateve për Tiranën është si më poshtë:
- Partia Socialiste – 19 mandate
- Partia Demokratike – 14 mandate
- Partia Mundësia – 1 mandat
- Nisma Shqipëria Bëhet – 1 mandat
- Lëvizja Bashkë – 1 mandat
- Partia Socialdemokrate – 1 mandat