75 Mall Live Search
13:59 / E Martë, 13 Maj 2025 / L A

Drejt hapave të CR7, Ronaldo i ri bën debutimin me Portugalinë U-15

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja e grupmoshave U-15 midis Portugalisë dhe Japonisë.

Ajo që mori vëmëndje ishte debutimi i djalit të Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr me fanellën e Kombëtares së Portugalisë.

Sikurse babai i tij, ai po e bartë fanellën me numrin 7

Ai po merr pjesë në një turneun “Vlatko Markoviq” që po zhvillohet në Kroaci.

Dhe Portugalia arriti që të fitonte ndeshjen e parë të grupit B, të cilët mposhtën Japoninë me rezultat të thellë 4-1.