Votat e Diasporës/ PS-ja thellon avantazhin, shkon në 22 mijë diferenca me Partinë Demokratike

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.
Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 47382 zarfe.
Sipas rezultateve nga KQZ-ja, PS-ja ka marrë kryesimin me 25540 vota, e ndjekur nga PD-ja me 13537, raporton TCH.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 3929 vota, Lëvizja Bashkë 1219 vota, Partia Mundësia 1530 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 476 vota./Indeksonline/