Intervenojnë zjarrfikësit në zjarrin në Prishtinë, u përhap në terracën e një banese

Njësitet e zjarrfikësve kanë intervenuar sot në një rast në Prishtinë, ku tym i zi u pa nga dritaret e një objekti.
Incidenti ndodhi në rrugën “Tirana”, raporton IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline dukej sikur tymi vinte nga brendia e njësisë banesore, por nga zjarrfikësit konfirmuan se zjarri në fakt ndodhi në një terracë.
“Njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar menjëherë. Ka qenë një intervenim i vogël në terracën e një banese. Për fat të mirë nuk ka të lënduar. Intervenimi është kryer shpejt”, deklaroi komandanti Abdulsamed Shkodra.
Shkodra thotë se ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.
“Rasti pritet të hetohet edhe nga inspektorët e zjarrit dhe pasi të bëhet raporti do të dihet se si ka ndodhur ky rast”, shton ai.