75 Mall Live Search
22:05 / E Martë, 13 Maj 2025 / Burim

Yamali i pa konkurrencë me lojtarët nën 21 vjeç

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal në shumë anketa po del tashmë top favorit për Topin e Artë.

Mirëpo, së fundmi kanë dalë statistika të tjera që e bëjnë atë pothuajse në secilin aspekt superior ndaj secilit lojtar nën moshën 21-vjecare.

Më poshtë gjeni aspektet në të cilat shkëlqen gjeniu i Barcelonës i cili ka qenë ndër figurat kryesore sivjet në dopietën e katalunasve.

Më shumë prekje në fushën e kundërshtarit (239)

Më shumë duele të fituara (238)

Më shumë driblime një-kundër-një të kompletuara (142)

Më shumë shanse të mëdha të krijuara (28)

Më shumë gola dhe asiste (19)

Më shumë topa të saktë depërtues (14)

Më shumë asiste (12)