Ua mori jetën 3 grave në një ditë, gjykata dënon me burgim të përjetshëm vrasësin serial, Dan Hutra!

Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën, autor i vrasjes së 3 grave në Tiranë.
Masakra e Dan Hutrës ndodhi në mars 2023, ku tri grua u vranë dhe tri të tjera u plagosën nga 42-vjeçari, i cili kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.
Ai fillimisht kreu plagosjen me thikë në zonën e Astirit dhe më tej, gjakftohtë, udhëtoi drejt zonës së Paskuçanit, ku qëlloi me armë zjarri fillimisht në banesën e prindërve të ish-bashkëjetueses dhe më pas në familjen e një të burgosuri që e kishte njohur në Drenovë.
Dan Hutra kishte bërë më herët burgim për vrasjen e një tjetër gruaje, Dafina Havalha, e cila ishte bashkëshortja e tij e parë. Ai doli nga burgu në shkurt 2023, pasi ishte dënuar për dhunë në familje dhe iu desh vetëm një muaj kohë për të përgatitur masakrën.