75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / MSH

Drenasi mbetet pa ujë!

Qytetarët e Drenasit kanë mbetur pa furnizim me ujë, për shkak të një defekti.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, shkruan IndeksOnline.

Sipas KRU “Prishtina”, furnizimi me ujë është ndërprerë për qytetarët e Drenasit, pasi është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në Bivolak.

Në momentin kur lëshohet energjia elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë.