75 Mall Live Search
18:23 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / Gj. Sh

Sulmuesi i Tottenhamit humb finalen e Europa League

Futbollisti i Tottenhamit, Dejan Kulusevski ka p¥suar një lëndim dhe do të humbas ndeshjen finale të Europa League, kundër Manchester United.

Lëndimin e sulmuesit suedez e ka konfirmuar edhe skuadra e Tottenhamit, përmes një deklarate zyratre, shkruan IndeksOnline.

”Mund të konfirmojmë se Dejan Kulusevski pësoi një dëmtim në patelën e djathtë në ndeshjen tonë të Premier League kundër Crystal Palace fundjavën e kaluar. Pas konsultimeve të mëtejshme me specialistë, mesfushori i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale sot dhe do të fillojë menjëherë rehabilitimin e tij me stafin tonë mjekësor. Jemi të gjithë me ty, Deki”, thuhet në njoftim.

Ndeshja finale mes Tottenhamit dhe Manchester United, zhvillohet më 21 maj./IndeksOnline/