75 Mall Live Search
08:31 / E Enjte, 15 Maj 2025 / MSH

Ia thyen derën, hajnat vodhën para dhe stoli argjendi nga shtëpia e një personi në veri

Persona të panjohur raportohet të kenë depërtuar me forcë në shtëpinë e një kosovari në Mitrovicë të Veriut.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:15, në rrugën “Carë Dushani”, raporton IndeksOnline.

Pronari i shtëpisë ka lajmëruar rastin në polici, me të parë që dera e shtëpisë së tij ishte e thyer.

“Sipas ankuesit i është vjedhur një portofol me para, cigare dhe stoli argjendi”, bën të ditur policia.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kujdestar, teksa rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/