Dështimet për konstituim, Murati: Kemi zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese

Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë deputetët do të mblidhen sot në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i VV-së Hekuran Murati tha se ata i kanë zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese, por opozita nuk ka marrë pjesë fare në votim.
“Kemi zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese, por kemi parë që nga opozita që nuk kanë marrë fare pjesë në votim, ose votojnë kundër”, tha ai./Indeksonline/