Zemaj: Pa marrëveshje politike s’ka zgjedhje të kryetarit të kuvendit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se pa marrëveshje politike, nuk do të ketë zgjedhje të kryetarit të kuvendit, e as formim të qeverisë.
Ai rikthekson se qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar.
“Është me rëndësi që pa marrëveshje politike nuk ka as zgjedhje të kryetarit të kuvendit, as qeverisë. Qëndrimi i LDK-së është i qartë, edhe tek presidentja dhe në seancën plenare, ne kemi ofruar një zgjidhje”, tha ai.
Tutje, Zemaj thotë se sipas zhvillimeve në politikë, asnjë parti nuk do bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, situata që ka kapluar sot Kuvendin e Kosovës, është si pasojë e VV-së.