“Ka qenë vit i gjatë me shumë sakrifica”, Meriton Korenica fitoi Kupën e Rumanisë: Ia dedikoj familjes sime!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica mbrëmë fitoi Kupën e Rumanisë me skuadrën e Clujit, pasi mposhti 3:2 Hermannstadt-in.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për Indeksonline, Korenica u shpreh tejet i lumtur që skuadra e tij arriti të fitonte një kupë gjatë këtij sezoni, që për të ishte shumë sakrifikues.
Ai këtë titull ia dedikoi familjes dhe gjithë atyre që i qëndruan afër në momentet më të vështira.

“Kupa ka qenë shumë e rëndësishme për ne. Jam shumë i lumtur që pas një viti të gjatë me shumë sakrifica, ja dolëm në fund me një kupë”.
“Së pari ia dedikoj familjes dhe gjithë atyre që më kanë mbështetur deri këtu. Klubit dhe gjithë tifozëve”, u shpreh Meriton Korenica për Indeksonline
Korenica mbrëmë bëri një asist, kurse sezoni për të ende s’ka mbaruar. Ai ka edhe dy ndeshje deri në fund, kundër Rapid Bucurestin dhe me Steauan e Bucurestit.
28-vjeçari gjatë këtij sezoni me Clujin zhvilloi 48 ndeshje, shënoi 12 gola dhe bëri shtatë asiste./Indeksonline/
